August 3, 2024

Mall dhe nostalgji… – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mall dhe nostalgji….

Kam shume mall për truallin e vjetër
Dua t’a mat me pellembe
T’a skicoj dhe t’a hedh ne leter
Kur e shoh zemra me dhembë.

Aty kalova femijerin
Aty me rriti gjyshe Djella
Gjyshja me e mir ne bote
Duart plot me te mbjella.

Aty kalova femijerin
Me gjyshe Djellen llereperveshur
Gjyshja me e mir ne bote
Qe punonte duke qeshur.

Se harroj kurr gjyshen time
Me trupin e drejtë si lis
Na donte dhe na gezonte
Ne ate kohe dhe ne ate varferi pis.

Ah gjyshe Djella ime
Nga ti kam shum kujtime
Na rrite me plot mundime
Ndonjeherë me lemosh e therrime.

Jam shume krenare për gjyshen t’ime
Se ishte pastertore dhe nikoqire
Goja mjaltë i buronte
Ne ato kohëra te veshtira.

Ah e shtrenjta gjyshe Djella ime
Gjyshja me e mir ne bote
Per ty mallohem njesoj si per nenen
She shperthej ne lot.

Se harroj kurr babain e dashur
Te semur dhe te kerrusur nga hallet
Me mesonte vjershën e flamurit
Dhe me tregonte për shtojzevallet.

Se harroj kurr portretin e tij
I imet fisnik dhe me sy bojëqielli
Ne shpirtin e tij te paster
Sa shume rrezatonte dielli.

Oh Nena ime e mir
O Nena ime heroin
Per ty slodhem kurr duke shkruar
Me ty e kalova rinine.

Pese femije rrite dhe edukove
Per mireqenien tone kurr nuk portove
Ishe puntore dhe te bente vend fjala
Mbas teje rendja dhe kurr nuk u ndala.

Ne tabel nderi te rrinte emri
Se ishe zonje se ishe punetore
Shume vjet ne cerdhe punove
Shume vjet si edukatore.

Kaloj shpesh te trualli i vjetër
Dikur me fiq e qershi
Tani cdo gje ka ndryshuar
Eshte plot portokaj e ulli.

Sa mall kam për truallin e vjetër
Gjysmen e shpirtit atje e kemi lene
Si ai nuk gjej askund tjeter
Aty ku jetuam me babë e nenë.

Gjeneratat ndjekin mjera tjetrën
Ikin vitet me radhë
Vetem kujtimet mbeten
Emri i mire dhe faqja e bardhe.

Vite shume te bukura qe lene mbresa
Vite plot me djell e me hene
Tani jemi me niper e mbesa
Dhe tani kujtojme gjurmët qe kemi lene.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com