August 9, 2024

Të kuptoje – Sava Fezga Branko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të kuptoje.
Ajo asgjë skërkoj’,veç mirësi t’merte,
Nga dhimbjet që shpërthenin brënda kraharorit,
Hapi shpirtin që digjej në deje,
Bllokuar nga gjaku i mpiksur në vena.
“””””””””””””
Haroj se jeta nuk kishte ndryshuar,
Fasadat e njerzve mbanin veç maska,
I pastronin,lanin pudrosnin me erëra,
Ti prekje me dorë shfaqej e vërteta.
“””””””””””””
Sa shum që themi por asgjë s’bëjmë vepër,
Mjaftohemi me hapin e varfëris s’brëndshme,
Tek zgjatesh drejt majave t’marësh aromën,
Shpirtin e mbyll n’guack-përvete shijon.
“””””””””””
Hap krahët pafund kërkon shtegtimin,
Përplasesh nga furtunat e sjellur të kohës,
Tek blerimi i fushës e preh ndërgjegjen,
Mes oazeve t’luleve përqafon t’vërtetën.
“””””””””””
E vërteta mes fjalve është margaritar.
Po ta shohim me sy bëhet gur’ zalli,
Po ta prekim me dorë,shkërmoqet si rëra,
Po të rrish me të gjithmon t’shfaqson.
“””””””””
Asgjë nuk kërkoi ,kërkoj kuptimin,
Jetën e zbrazër asnjëherë s’ja mbyshi.
Sava Fezga Branko
ALBANIA ..TIRANË
20/09/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com