Dehje – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DEHJE
Sonte
Se ç’më deh ky shi
Lehtas
Kur bie supeve
t’rënduara të shpirtit
E rrëshqet t’trupit
braktisun ëndërrash
Si simfoni psalmesh mesjetare
Pikat e shiut
godasin ombrellën e fatit
Bien trotuareve të pashkeluna
bëhen pellgje malli
bashkë me lotët e shpirtit
Derdhë në lumin e gjate te jetës.
Vlora Rexhaj Morina
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com