August 10, 2024

Poshtë resë së hirtë – Ylli Pollogati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ylli Pollogati

KU JEMİ?!

Poshtë resë së hirtë
e brymës urija e mjerimi rrin fshehur…
Në kalbie,
dergjen kasollet e braktisura,
si folet pa zogj
Shumë lisa rrëzuar kokën ulur
loti u kullon majës…
Qielli ngryset i lodhur e varet shpateve të malit
Brigjeve, njerëzit lahen
ujrave pashkëlqim
Pemët nuk bëjnë hije
si më parë
Lulet gënjehen në çelje…
Vuajtjet,
qefin i të vdekurve…
Zërin ngre,” ku jemi?!”
Mbi rërë dua të ngreh shtëpinë ëndër
prej kallos,
duart t’më dhëmbin
dhe trupi t’më kërruset,
si im atë…
Të jem i lirë
frikën të trëmb
Njeri të mbetem
në këtë botë të keqe…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com