Besimi ne Zot – Sehit Beluli
BESIMI NE ZOT
Jeta në Tokë nuk është rastësi.
Por është një ndërthurje filozofike
Ka një Krijues që ka bër mrekulli.
Me një përllogaritje të hollë matematike.
E Ky Krijuesi i Shenjtë tejet se Hyjnor.
Gjithshka që ka krijuar shumë e dashuron.
Por për shtatë virtytet Ai bëhet theror.
Bes e adhurim nga ne njerëzit kërkon.
Dashuri e respekt edhe për njëri-tjetrin.
Nën bekim të Zërit të Lartësuar prej Kreshte.
Përmes Profetit Muhamet drejt realitetit.
Budë që për të vetët për ndihmë nuk reshte.
Ja pra të gjithë për Një Zot të vetëm flasin.
Mirëpo duhet që urdhëresat e Tij të zbatojnë.
Gjithkush për drejtësi e unitet thërrasin.
Kur vjen puna për përfitime të gjithë gabojnë.
Të respektojmë Zërin që vjen prej Kreshte.
Sepse është drejtëpërsëdrejti Fjala e Zotit.
Balsam për këdo që ja din kësaj jete.
Rrjedh prej Zanafillës së largët të qëmotit.
Po si ta respektojmë atë Fjalë më mirë.
Duhet të ulemi me këmbët në tokë.
E të bëjmë me pastërti gjithë llogaritë.
Në mënyrë që të sheshojmë Udhës çdo gropë.
Besa tek Zoti fillon që nga vetja.
Besimi në Zot përkthehet në Dashuri.
Faljani Familjes që Zoti ju Kurorëzoi.
Atëhere ju them se besoni në Perëndi.
Gjithkush të besoj sipas stilit dhe Urdhëresës.
Por jo të diktojë me pushtime dhe ushtri.
Sepse diktimi i besimit me dhunë e përdhunë.
Asnjëherë nuk të sjell fat,as dhe prokopi.
Mes paqes dhe profetëve ashtu sikurse Pali.
Të japin dritë hyjnore ndër rraca dhe njerëz.
Besimi është ndjenjë që dridhet dhe mali.
Të nxirren nga arshivat edhe librat e vjetër…
▪ copyright rezerved Sehit Beluli dt-20/10/2020 Dukat Vlore Albania
Shenim: Zëri prej Kreshte ~ Jezu Krishti