Ne hap me ty, patem nje histori – Mentor Thaqi
NË HAP ME TY, PATEM NJË HISTORI
Ti o ma i madhi i burrav,
kenka dashtë t´na thuash ma rrept
funndin e tregimit t´paluhatun
Gjithmonë mbas ngacmimit i tharbje me t´keshne,
ata vdisnin vetë për s´gjalli
Ato dy fjalë t´njajta hon e don,
kosova, dardania=”” jonë,=”” shtet=”” i=”” pavarun=”” demokratik=”” …=””,
e këtë far´të hapunen
topuz mbi krena t´ helm´ta kosova,
Dyfjalëve edhe dy vulosje,
< Kosova i ka kufijt e vet ndërkombëtar,
i njeh mirë secili fçi >,
vulosjes së dekreteve,
vula jote me gjashtëcepëshin dardan, për jetë të jetëve
dikuj n´kryeshnoshje, e dikuj n´kryedhimtë
Burrni e madhe n´vogëlsi
sharm i sharmeve … hardallët s´mund e vjedhin
Tevona … mbas dy vulosjeve edhe dy ramje n´fund
Toka m´duhet me njerëz,
kufijt nuk luhen, janë t´paprekshëm
E sot dikush po luan me veten
tuj rrejtë se po luan me namin tând,
po fjala âshtë ngulë heret,
nuk luan mësa qëndresa jote
Eh, në hap me ty, patem një histori
dhe hija e burrnia që kurrë s´tu thy
…
Mentor Thaqi