Sa u deshën – Alma Mehmeti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sa u deshën
Sa e donte ajo vashë,
Atë djalë me sy të zi,
Nga hapat e tyre në rrugë,
Krijohej e ëmbla melodi,
Thonë, Hëna xhelozohej,
Edhe Dielli kish zili,
Nga puthjet e saj të zjarrta,
Hëna, Dielli bëhej nji,
Nuk dimë se çfarë ngjau,
Nuk i pamë ata më kurrë,
Fati i ligë i ndau,
Në shtrat kish rënë sëmurë,
Kush bukurinë s’ja qau,
Përjetësisht nga kjo botë shkoj,
Loti, djalit sytë ja lau
Si mundi ajo ta harroj,
Kaluan plot dhjetë vite,
Që bashkë si shohim tok,
Thonë, që nga ajo ditë,
Mbi çati i këndon një zog.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
