Për ty Atëdheu im – Seit Paci
PËR TY ATËDHEU IM
Atëdhe o vendi im i bekuar
Të shoqëroj gjithmonë i njëjti guxim
Heroik në shekuj ti je lartësuar
Nga pellazgët e gjer tek brezi im
Gjithëmonë në të gjitha dejet e tua
Kanë rrjedhur e rrjedhin shumë lumenj
E bashkë me ty fort kanë qëndruar
Shqiponjat mbi male e mbi shkëmbenj
Nëntorët sa herë tek ty kanë ardhë
Edhe në kohëra shumë të vështira
Të kanë gjetur ty Atëdhe të bardhë
Ashtu si të ka falur vetë natyra
Ti për ne nuk mund të jeshë
Thjeshtë e vetëm një simbol
Sepse shqipet rreth teje sy e veshë
Të qëndrojnë në mbrojtje gjithmonë
Sa herë që shqipet lart ngrihen
Ngrihen dhe në qiellin me re
Me ty Atëdhe ato veç përtërihen
Sepse të kanë të vetmen fole
Kudo e ngado që shqipet janë
Kurrë ty Atëdhe nuk të harrojnë
Adresën vetëm tek ty ato e kanë
Çdo nëntor drejt teje vërshojnë
Atëdhe për ne ti ke shumë vlerë
Të kemi e të paçim kaq madhështorë
Je tabani jonë për çdo derë
Në dasmat e tua ne jemi dasmorë
Atëdhe ti për ne je dhe vatani
Tek ti është qëndisur gjithë bukuria
Me shkëlqimin e veçantë të një gjerdani
Qëndisur ndër shekuj nga vetë shqiptaria
I veçantë për ne ke qenë dhe je
Për të gjithë brezat që shkojnë e vijnë
Emër të përveçëm për ne ti ke
Mbi supet e tua vetëm shqipet rrinë
Nëntorët tek ty Atëdhe shkojnë e vijnë
Jo pra jo si në të gjithë botën
Tek ty flamuj krenarie valëvijnë
E shqipet në çdo cep ta puthin tokën
,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,,,14 NËNTOR 2020