August 9, 2024

Bekona,të lutëm Nënë – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bekona,të lutëm Nënë

Mos ma thuaj nënë
ajo gocë s’është për mua
e shoh në gllënjkë të ujit,
vdes ,shumë, shumë e dua.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Pa shihe,nënë ç’far vetulle ka
ani kur e luan qerpikun
mua me ndez gjakun
në mua ngjall ashikun.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Hedhja një sy lum nëna
a e sheh rrezon si hëna
sa magjishëm e hedh hapin
edhe era për te e ndal vrapin .

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Po si ke zemër mos ia ha hakun
si sorkadhe vije e shpejton trokun
shihe bre shihe si e kalëron gjokun
për te moj nënë unë lë dhe kokën

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Pa shih sa bukur e ka gdhend natyra
pa shihe se ëmbël i buzëqesh fytyra
po ku ka lule me të hijshme në fushë
vdeksha moj nënë pa se putha ne gushë.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Po shihe nën këmishë sa ju kane rritë sisat
Po si preka pakëz m’u thafshin mua gishtat
Ana bekimin bama hallall qumështin
Sa te jemi gjallë dua t’ia shter pusin.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin

Po qeshu gëzoju puthe në ballë
Kush ka këso nuse thuaj në mëhallë
Ani verës dasmën e bana ushtojnë tupanët
Nga marazi s’ke ç’u bëjmë të plasin dushmanët.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com