Flamuri ynë… – Ylli Meçe
FLAMURI YNË
Flamuri….
Është jetë nga jeta jonë – është më shumë se jeta !
Është gjak nga gjaku ynë – është më shumë se gjaku !
Është tokë nga toka jonë – është më shumë se toka !
Ështe bajrak , bajrak i kuq – ësht’ më kuq se bajraku !
Flamuri !
Është drite nga drita jone – është më shumë se drita !
Është nder për çdo shqiptar- është më shumë se nderi !
Është qëndresa e një kombi – më shumë se qëndresa !
Është në ballë të luftës, fortesë – më shumë se fortesa !
Për Flamurin….
Rebelohem nëse ma djegin , ma shkelin – Rebelohem !
Rebelohem nëse nga shtiza, ma ndrojnë – Rebelohem !
Rebelohem kur mbi të, hedhin gjithë vrerin – Rebelohem !
Rebelohem oh sa shumë … e gjer në qiell – Rebelohem !
Flamurin…
Mos guxo ta prekësh ti hasëm i lig – ti që je vetë ligësia !
Mos guxo ti që më ndave, kur trupin e patëm gjithë plagë!
Mësoje! Vallen kurrë nuk mund të heqësh mbi plagët e mia !
Mësoje, në horizontin e përflakur – e lirë fluturon një zhgabë !
Për Flamurin
Mësoje dhe ti ” patriot” i shitur që nder e dinjitet s’pate kurrë!
E çdo ditë lumturinë tënde e ngre, mbi hallet e vuajtjet e mia!
Ti i gatshëmi të na shesësh se në dorë mba njëqind flamurë
Veç..jo jo të bukurin, të qëndisurin në ar që valëvit Shqipëria !
Për Flamurin
Rebelohem, oh sa shumë, e gjer në qiell rebelohem
Në vdeksha përsëri do të ngrihem që ta mbroj me jetë – Betohem!
( Nëntor 2014- botuar në librin “Ngjyrat e Kosovës-2016)