August 10, 2024

Njëqind vjet Pavarësi – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJËQIND VJET THËRRAS E TROKAS

Njëqind vjet Pavarësi
Njëqind vjet pa Shqiptari
Feston Kosova,Ilirida,Çamëria
Presheva madje dhe Malësia
Ditën e Flamurit Kuq e Zi
Dhe e pret ditën e Lirisë
Për pavarësinë e Shqipërisë

Njëqind vjet i bie ndjenjës
Çekani i ngjarjeve në kalendar
Njëqind vjet i thërret ndërgjegjes
Ttroket e pret Bashkimin Kombëtar

Eci detit, eci edhe tokës
Nëpër gjeografinë e tërë Evropës
Për Tokën Time bëj kërkesa
Sa paradoks dhe sa çudi
As me fjalime e as me shkresa
Ndërgjegjja e Evropës nuk trazohet
As Toka Ime kur më copëtohet

Eci dhe i kërkoj yjet nëpër qiell
Rrugëtimi im është i gjatë, i vështirë
Cilindo që takoj më bëhet diell
Më bën dritë për Atdheun tim të lirë
Dhe un’ prapë festoj ndonëse në dyshe
Mes pushtetesh në Trojet e Mia
Festimin e bëj për Shqiptari…
Edhe pse realiteti më flet ndryshe.

Por un’ s’heq dorë dhe nuk ndalem
Nga pelegrinazhi im në pranverë
Në Baba Tomor, atje do të falem
I përkushtuar edhe me nder
Me vetë bekimin e perendisë
Te Molla e Kuqe Flamurin Kuq e Zi
Bajrak dasmorësh e kam nxjerrë
Për nusen hypur në Kalë të Bardhë
Që vjen për 100 vjetët e Pavarësisë.

Ora 23:40
27.11.2012
Sheshi Flamurit

© Kasam ShAQIRVELA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com