August 2, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ELBASAN 07.12.2020

Me ndodhi sot ne Spital.
Te zgjidhet sa me pare.
Mora nje taxi dhe po shkoja diku.
Papritur tek pazari katastrofik perball Bashkise na del nje vajze rreth 17 vjeçe duke qare e u lutur te merrnim mamin e saj deri tek urgjenca sepse ishte ne gjendje te rende shendetesore.
Pa medyshje hapa deren dhe e morem per krahu dhe e futem ne taxi.
U nisem.
Vajza qante gjith rrugen dhe kerkonte ti ipte jete mamit te saj me fjalet,- Ja arritem, edhe pak mami.
Te lutem shofer me shpejt aman.
Por burise se panderprere te shoferit nuk ia prishte qetesine askujt per ta hapur rrugen, e nderkoh vajza lutej e lutej, – aman me shpejt aman……..
Trarin per te hyre ne zonen e spitalit na e hapen shpejt.
Edhe tek urgjenca shpreh konsideraten time per shpejtesine ne veprimet e tyre ne kryerjen e detyres.
Mora fryme lirshem per kete Akt njerezor dhe po falenderoja shoferin per vepren e tij.
Kur papritur u gjendem para nje trau tjeter.
Ishte trau i daljes nga zona spitalore.
Ai nuk po levizte nga vendi.
Nga gabina nje djal kerkonte tarifen e hyrjes prej 100 lekesh (te reja).
Shoferi i spjegoi qe erdhi me urgjence dhe ishte skandal qe i kerkohej te paguante.
Un shpetova nje jete,- thosh shoferi,…. por ky gjest nuk ishte justifikim per mos paguarjen e tarifes.
O ZOT , thashe me ton te larte…..JO.
Paguhet tarifa dhe nisem ne punet e mia me taxi.
Nderkoh shoferi me shton trishtimin.
Me thot- Zoteri, si te veproj neser ne qoftese me del nje urgjence dhe mua me mungon ne xhep ky 100 leksh???????
SI?
Nuk fola, dhe nuk fola me deri sa u ndam me shoferin fisnik.

Ismail Hodaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com