August 11, 2024

Mërgimtari! – Mimoza Xhebexhiu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MËRGIMTARI!

Isha prek thellë mu në zemër,dhe kisha plot pendim,
kur çdo gjë po e lija prapa, këtu në vendin tim.
Lashë atë të bukurën,të shtrenjtën,fëmijërinë time,
dhe mora me vete rininë,lulen e zemrës sime!

Zemra po më pikonte, sikur lotonte gjak,
por un ju drejtova asaj,dhe i thashë vetëm dy fjalë.
Të betohem, o e shtrenjta ime,nuk do ti harroj kurrë rrënjët e jetës,
se ti do të jesh përhere këtu si shenjë , dhe vulë e të së vërtetës!

Kudo atje në dhe të huaj,kur të shkoj,
ty me shpirt dhe zemër,do të kujtoj,
se ti je toka , ku më çeli jetën,
je ti o atdheu im,që kurrë s’më ke tradhëtuar,dhe s’më ke lënë vetëm!

Atje vetëm si trup do të jem,
se shpirt dhe zemër tek ty do ta kem.
Atë të folurën tënde të bukur,s’kam për ta harruar kurrë,
kjo të jetë e vlefshme,për çdo grua,femijë e burrë!

Atje do të shkoj për një jetë më të mirë,
por një ditë eshtrat e mia,aty do të vij e ti shtrij.
Do të tretem këtu në dheun tënd,o mëma ime,
dhe ty do t’i lë amanetet e jetës,si dhe plot falenderime!

Mimoza Xhebexhiu!15/11/2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com