August 13, 2024

Puthja e parë – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Puthja e parë

Kujtimet e marrin për dore
E shoqërojnë në rrugën ku ecte dikur
Pranë liqenit e ulin në një stol
Bisedës ja nisi që të dy
Vitet e rinisë ja sjellin në sy

A e mban mend vite më parë
Ku rrinit ulur bashkë të dy
Loznit, qeshnit si fëmijë
Për ju të gjithë patën zili
S’kishin parë të tillë dashuri

A të kujtohet ajo ditë
Shiu i prillit ju largu të dy
Një përqafim i mallueshëm ju ngrohu
Puthjen e parë aty ta rrëmbeu
Të bëri të tijën përgjithnjë

Vite sa shumë kanë kaluar
Kujtimet në heshtje i flasin me shpirtin
Puthjen e parë se ka harruar
Në thellësi të zemrës e ruan
Si më të bukurin kujtim

S.R

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com