Pse u ngute, bija jonë (Fetnete Ramosajt) – Martin Çuni
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Martin Çuni
PSE U NGUTE, BIJA JONË
( Fetnete Ramosajt )
U ngute krah për krahu me shokë
Kazamateve të errëta llahtarë,
U ngute me popullin tënd të urtë
Nëpër logje pajtimesh të fatit!
U ngute me mish e me shpirt
Atdheut të përgjakur qensh,
U ngute grykë për grykë
Shkove mal pas mali,
Atmes zot për t´i dalë!
U ngute me lajme e informata
Për popullin në prush e
Vendin kapluar nga flaka!
E nuk u ndale as pastaj
Kur morëm pakëz frymë,
Kur Dielli na hoqi brymën
Zbardhe histori në dritë!
Tash pse na ktheve shpinën
Mistershëm, Zanë Dukagjini,
Shkëndijë e pashuar do jesh
Heroinë jona edhe trime!
Martin Çuni
07.04.´19
Ennepetal, Gjermani