August 12, 2024

Ku e di unë..?! – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ku e di Unë.. ?!

Aty në degë,nën kurorë lisi
ku bilbili në ëndërr dëneste
pse zërin i kishte vjedhë korbi
koha gatitej të varte ndërgjegjen
n’litarin kacavjerrur lidhur nyje fort
e sotmja lavire e pispillosur qeshet
e nesërmja si larvë përpëlitej
e rreth zjarrit djajtë
hidhnin vallen e bënin seks
se ngadhënjyen edhe mbi një epokë
e zotat…bënin sehir,ku di unë
fjaloseshin për tenderë,apo
orgji bënin,apo pinin drogë ?!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com