August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOLLË GJYLJA E NËNËS

Nëna me faqe te skuqura dhe e djersitur
Nxori nga gjiri një mollë gjyle të skuqur.
Me dorën saj thatanake
Gishtërinjtë i dridheshin nga pleqëria

E molla lëshonte aromë malli të lumtur.
E dorën tjetër lidhur rreth qafës
Nga buzët e thara i belbëzon fjala.
Biro, udhët e mërgimit janë të gjata,

Por pragu fëmijëror më i ngrohtët si gjiri
Është i ëmbël se këtu të pret vatra..
E një lot kristali i rrodhi rrudhave në faqe
Portat e dritareve ju errësuan

Nga malli dashuria e vetmia.
Edhe qielli u zhgreh në shi në pullaze
Në shoqëri me lotët e nënës zemërshkëndija…
Eh, malli pllakos dhembjen e gërryen si mokra

Kjo mollë e shartuar nga baba
Për ty, për nipër e mbesa
Gëzohen edhe muret gurët e pragjet.

Kthehuni te shtëpia
Që të gëlojë me gëzime të gjata!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com