Ndalet qerrja e babadimrit – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NDALET QERRJA BABADIMRIT
( Pëf fëmijë )
Dje shtazët në mal
Kanë bë një marrëveshje,
Të kontrollojnë qerren e babadimrit
Kur del maje bjeshke.
Dëgjoni të gjithë mirë- tha drenusha
Dhe ti atje në fund moj mike,
Punën që do e bëjmë sot ne
Vërtetë është shumë fisnike.
Do e kontrollojmë qerren
Fund e kokë çdo skutë,
Mos ndonjë virus
Në dhuratë është futë.
Kanë vuajtur si shumë
Fëmijë e të rinj,
Viti që po hyjmë
T’u sjell fat e mbarësi!
Edhe për diçka tjetër
Po ua tërheq vërejtjen,
Çokolatat në thes
Asesi mos të preken.
Më tepër vlenë për ty kjo
Lepurosh veshgjatë,
Sepse çokolatat
Shumë i ke merak!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com