Meditim – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Meditim
Një blir krahëhapur degët
mbi lumin e qetë i mban
luleverdhat buzënjoma
freskinë e ujit kanë marrë.
Majadegët lëkunden prej flladit
duarzgjatura sa duan
gjysëmhëna e zbehtë përballë diellit
ndriçimin akoma pa lëshuar.
Por unë qortueshëm e pashë
dritë hëne të bëhem njëherë
ashtu gjysëm e ngrënë
rrezet do lodroja mbi pemë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com