August 4, 2024

Halle e mallë – Avni A. Neziri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Halle e mallë
( Avni A. Neziri )
Pikojnë lot e malli s’pushon
edhe zemra me lot këndon
m’kalon jeta n’gurbet t’zi
pa lezet e pa rahati
çka me ba, hiq nuk e di
të mos mbeten ktu fmija e mi,
ku t’ja nisë e kujt ti lutem
po vonohem nëse s’ngutem
qysh me u lut unë futa i zi
hupë dashnija n’çdo shtëpi
e kam hallin për fminë e mi
o shpirt e ti o zemër
e mbushë plot vajë,
sikur nusja nën pajë
edhe burri dij të qajë,
fjala n‘fyt më lidhet nyje
kurë mendoj mos me u kthye
vnerë i tanë n‘zemër mblidhet
çfarë në mëndje nuk më hidhet
tjetër s‘flas as s‘vje në mend
gjuha ikën dhëmbi ku dhemb,
dëshira e ëndrra shëmton e shemb
ku me i lanë i gjorë fëmijët
a do t’vijnë këta me ne
në Kosovë t‘bukurin atëdhe

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com