August 9, 2024

Laberi plot lezete – Fatmira Lazaj Milori

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Laberi plot lezete

Ç’ma pikon dritën moj nure ,
Ne qafë te vajzërisë,
Thëllëza me gryk të hollë,
Këndon këngë djalërisë!

Sorkadhja shtruar ne pyje ,
Per sixhade flet dafinë,
Mbuluar me yje nate ,
Ndricim çikash , vetëtimë!

Bora e ngelur në hone ,
Të njom buzën kur ke mall,
Pika pika e mblidh nëna ,
Shkrirë diell ,ngrirë acar!

Zgavra peme ,streh ndricimi ,
vetëtima flinte gjumë,
E zgjonte nje këngë e vjeter ,
Burimi që rridhte ujë!

Dyjarja nates beharit,
Here kenge e here vaj,
I kendonte trimerise,
Nena s’flinte se kish mall!

Laberi plot lezete ,
Mbushur malet krenari ,
Ne cdo rrënjë trëndafili ,
Aty mbir nje trimëri!

Pennsylvania 14 /July /2018
Fatmira Lazaj Milori

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com