Historia në shfletim – Bashkim Halilaj
HISTORIA NË SHFLETIM
*
Historia do të shënoj pandarë
Të tanishmën por edhe më parë!
Për të burgosur dhe për të vrarë,
Për të mirët dhe për tradhëtarë!
*
Për dhimbjet, shpërgulje pa ndalë,
E disa që i varrosën n’varr të gjallë,
Të tjerët n’varg t’vdekjes në radhë
Qënësia jonë të mbetet përmallë!
*
Historia i ka të gjitha në shënime
Do të rëndis rreshta në shkrime,
Për arkanët serbë, ballabanët shqiptarë
Vetëmjeruesët që s´kanë të ngjarë!
*
Dhe janë fenomen k´ta ballabanët,
Derëzi e dorëzi janë mjeranët,
Shkelën keq edhe mbi pellgje gjaku
N´marre e krim mos t´iu merret bajraku!
*
Ajo s’falë, t’gjitha do ti shënon,
Mund të vonohet, por nuk harron!
Në faqet e saja do t´ketë lexim,
Historia jonë, kjo Sagë n´shfletim!
…
BH
