August 3, 2024

Marsi i ëndërrave… – Asllan Miftari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Marsi i ëndërrave…

E zbriti këmbën në tokë, Marsi i shumë pritur
Shpresojmë të vijë, ndryshe nga Mars-et e tjerë
Një Mars që të shpërthejë në erëra të ngrohta
Mars që sjell të vërtetën pranverë..!

Të tej lodhur jemi nga dimëra të acartë
Dimëra që vetëm dallgë e ngrica na sollën
Dimëra që ndillnin nga pas njëri – tjetërin
Dimëra që vetëm stuhi e rrebeshe mbollën !

Pranverat e vërteta, asgjëkundi…syri nuk i pa
Tek – tuk ndonjë poet, hidhte për to vargje në letër…
Për vite e vite, vetëm ëndërra na mbetën
Pranvera që asnjëherë nuk e gjetën vet – veten !

Presim që ndryshe të vijë kjo stinë pranverë
Të na sjellë lulet më të bukura si asnjëherë
Lule që të kundërmojnë në të bukurën erë
Lule që Mars-et i kanë çelur, mos them rrallë herë !

Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com