Portreti yt – Floriri Z Petra
***PORTRETI YT***
Floriri Z Petra
Me ngjyra stilisur..!!
Me lule rrethuar,
vallë më ngjason..!?
Së largu e shikoj, portretin tuaj
me sytë e mëdhenj, yje ndriçuar
qiellit të kaltër
Vetullat e trasha, harqe ylberi
për të lidhur tokën dhe qiellin
Të hapin portat e diellit
mos kenë ftohtë..
Por gabohem, kur ajo…
shëmbëllen me një manikin
qëndruar tek dera e një dyqani
Të fton, me heshtjen e saj të blini,
ato ngjyra, apo pedykyra
ta transformoni fytyrën
e lënë në harresë, nga koha..
Si engjëjt i qëndrojnë hënës, kryeneçe
me bukurinë magjepse,
Të joshni djemtë adoleshentë
sapo kanë filluar të ndjejnë
sharmin femëror…
Mos bëhen viktimë e drogës
të bien në kthetrat e krimit
por të shijojnë ndjenjën e dashurisë
Duke kapërcyer anormalen e kohës
kur ndeshen me shpirtëra vetmitarë
bredhur, udhëkryqeve të jetës..
Ku ndeshin femra të bukura
si prostituta, lazdruar
Burim argëtimi, kësaj jete të brishtë..
Brenda vargut poetik,
Poeti sjell tingullin magjik
…..Portreti juaj ngjason,
me një yll astronomik…
Ku amoralja përbuz, fjalën e thjeshtë
arsyen e llogjikshme,
Si një tabllo, kryevepër trajtuar
me ngjyra reale,
….Erdhur mes stinësh,
kur qiellit zbresin yjet,
si pika shiu harruar, në tokë
Për të zhdukur thatësinë e gjithçkaje
kur kotësia, më mbulon qënjen
si hiri i prushit të ngrohtë….
Këtu qëndron, fillimi dhe mbarimi..!!
S’kanë faj poetët, kur shkruajnë
ngelur zgjuar në këtë botë..!!
Floriri Z Petra
New Jersey, USA
March 13th, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar..