Kohë të rënda (Bazuar në dëmet e Virusit në Bergamo të Italisë) – Kujtim Hajdari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos e nenvleftesoni CORONA VIRUSIN miq te dashur,
Zbatoni me rreptesi masat mbrojtese, qe te qajme
sa me pak e ta kalojme sa me lehte.

KOHË TË RËNDA
(Bazuar në dëmet e Virusit në Bergamo të Italisë)

c

Kolona e ushtrisë këmbët heq zvarrë,
Kufomat po çon në krematorium,
Nuk ka patur kurrë peshë më të rëndë,
Duket bota gjithë humbur në opium.

Zërat e përvajshëm errësirën shpojnë,
Lot i hidhur djeg për t’birin e ikur,
“Ku je nisur , o bir, sonte ku të çojnë?”
Dhimbja rrudhi yjet dritën për të fikur.

Burri luan mendsh dhe kërkon të zgjojë,
Gruan që s’përmendet në gjumin e hidhur,
“Çohu Gjeragjinë nesër do të agojë,
Pse kërkon të mbash sytë e bukur fikur?”

“Xhixhi, zemra ime si më lë kështu,
Nesër do të shkonim parkut të dy bashkë,
Këngën do bashkonim me zogjtë këtu,
Do t’na puthnin lulet që kanë çelur jashtë.”

“Ana ime, s’do të kesh as varr që të qaj,
Të sjell një tufë lule dhe të nxjerr pak mallin,
Nuk di zemra plagë, nuk di sa do mbajë,
Ulu hënë të lutem dhe më qajë pak hallin.”

“Pse ike kaq shpejt Dashuria ime,
Dorinë si do bëj mbrëmjeve pa ty,
Dhe yjet do t’qajnë do çojnë ngashërime
Lajthitur kur t’më shohin që s’jemi të dy”

Dhe ndonjë i marrë që rrugëve ka dalë,
Kur dëgjon vajet, karvanin në rresht,
Zhduket me vrap i mbetur pa fjalë,
Mbyll dyer e dritare dhe menduar hesht.

Vajet nuk mbarojnë sa dhe korbat tremben,
Dhe ashtu të frikur zhduken në humbëtirë,
Lënë copërat e natës që në zemra shemben,
Dhe sy që përcjellin t’fundit lamtumirë.
KUJTIM HAJDARI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com