August 6, 2024

Interesi – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Interesi

“Tungjatjeta interes!”
Je i keq e me shumë të këqija
Je kaq i mërzitur shpeshherë
Dhe i mbushur me shumë mëkate
Nga njerëzit me intriga dhe me plot vese
N’këtë jetë të shkurtër, po ashtu me jetë të rrejshme
Pa llogaritur marrë-dhënie në asnjë proces
“Dikush lindë me ty, e dikush pa ty vdes!?”…

Mirëmëngjesi interes!
Mirëdita interes!
Mirëmbrëma interes!
Natën e mirë interes!
Gjumë të mirë interes!
Flini ëmbël interes!
“Deri sa bota flenë e tëra,
Ti rri zgjuar bashkë me shumë njerëz të tjerë,
Por s’bashku edhe me mua interes!”…

Ti interes!
“Na helmon, zbulon e na zhburrnon,
shumë njerëz i zhveshë gati komplet
Që të gjithë i lenë të pabesë,shumë i kajshmi interes!”
Ti zhgënjimi im interes!
Ti shpresa ime interes!
Ti dashuria ime interes!…

Me dilema shumë të mëdha,
Do të shtrohej pyetja e shpeshtë:
“Të rroj, apo të vdes?!”
Përgjigja njerëzore do të ishte:
“Rro, o njeri i mirë dhe i vërtetë,
Sepse ke edhe shumë kohë- akoma për t’vdekë!”…

Vetëm nga ne ke një këshillë të lehtë,
Duhet të keni shumë kujdes;
Ndonëse ti, dhe bota ime krejt për rreth;
Po jetoni e punoni veç me, e për interes!

Andaj, kujdes ju lutem shumë
s’do të marrim asgjë me veti nga kjo jetë!…
Prandaj, po u themi pa ngurrim;
Punoni, jetojeni jetën, doni dhe dashuroni,
pa përtesë, dhe pa asnjë interes;
Ndonëse jeta edhe ashtu, është një jo realitet…
shpeshherë e rreme e me pak ç’vërtetë
Ku zhvillohen të gjitha betejat në jetë e për jetën…
Por, përsëri mund të jetohet e duhet vdiset njerëzisht
Për njeri- tjetrin, me dashuri e për dashuri,
Dhe me shumë shpresë dhe për njeriun, njeri
Me punë jetë e vepër të mire,
Në fund të saj, duam që të vdesim!…

Xh.H

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com