August 3, 2024

Kënga jote… – Marina Prenga

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

POEZI KUSHTUAR AT GJERGJ FISHTES ;
Kënga jote ..

Vërtetë, një zanë e bukur është kënga jote o At,
Një kryeveper është epizmi i vargjeve të tua,
Përpara se të shkruaja ,u mendova gjatë,
Dhe në fletën e bardhë, të qëndisja një varg
Dhe zanat të këndojnë vargun tënd, atje në krua.

Sa bukur! Zanat lodrojnë e hedhin valle për ty,
U kërkova ndihmë, frymëzim të dhuronin mua,
Të thurja një këngë për ty o At ,o perendi.
Për vargun tënd të bukur që aq shumë e dua.

Nuk munda të shkruaja bukur për vargun tënd
Nuk munda të shkruaja me rim, ashtu si Ti,
Për mua o At, Ti mbetesh hyjni, i shenjtë,
Shpirti yt rimon, gufon e mbetët përherë i ri.

Mendimi dhe vargu yt rrezaton ndër shekuj,
Mendja jote e ndritur i jep jetë shpirtit tim,
Për mua Ti mbetësh përherë një dishepull,
Zëri yt melodioz është si e zogjve cicërimë ,
Është si valet e detit që mua më përpijnë .

Tek dëgjoj këngën tënde, me krahë qiejtë pushtoj ,
Me vargjet e tua udhëtoj përherë në mendje ,
Bashkë me zanat vargjet e tua o At i këndoj ,
Dhe zhytem thellë në filozofinë e botën tënde .

Zemra më bëhet mal ku këngën tënde dëgjoj ,
Ngrohtësinë e vargut tënd e ndjej në kraharor ,
Një jetë të tërë punove për truallin arbëror ,
Për gjuhën tonë të bukur Ti mbetesh theror.

Ti për nderin dhe besën me zotin lidhe besën ,
Ti për gjuhën tonë, te kombi mbolle shpresën ,
Idhujtë e tu ,Domgjoni dhe e bukura Mirditë,
Kombit arbëror o At i dhurove jetë e dritë .

Vërtetë, një zanë e bukur është kënga jote o At ,
Për kombin tonë është më e çmuara dhuratë.

Marina Prenga

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com