Labëri moj perëndi! – Landri Xhemalaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Labëri moj perëndi!!!
Kush s’ka njohur Labërinë
S’është takuar me perëndinë
Aty zotat shtruar rrinë
Barabar me njerëzinë !!!
Labëria plot lezete
Mbushur me këngë e me bejte
Ç’bukuri që ke mbi vete
Sa për pesë vilajete
Kush si pa malet e tua
Ato që puthen me retë
Në çdo shkëmb, e në çdo krua
Mban mbi vete një legjendë
Labëri moj zonjë e rëndë
Kush s’ta pati ty zilinë
Historia flet me këngë
Brez pas brezi vetëtimë
Me djem e vajza si nure
Në ballë e puthin lirinë
Më e bukur në mes shoqesh
Rreth e rreth malet të rrinë
Kush shkeli viset e tua
Edhe nuk u mrekullua
Edhe vetë perënditë
Të masin me yllësitë
Vlorë 29/05/2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com