August 6, 2024

Të ndiej – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të ndiej

Si vjen edhe si shkon të ndiej
krejt si uji që e pinë pëllumbat
të ndiej drithshëm padukshëm
ndiej e të humb pashmangshëm

sikur e humb hapin ndonjëherë
kur rrëshqas në mellën e lagësht
në gurët e lëmuar të sokakut tim
që i dogji moti i fëmijërisë vetëtimë

të ndiej nuk mund të të ndal asesi
edhe kur thahet një lule në saksi
pambarimisht pastaj nis e të kërkoj
dhe pyes veten ku iku dhe ku shkoi

sot e asaj dite nuk e di pse u tha ftoi
kjo zemër vetëm aty gjeti dhe pushoi
si vjen edhe si shkon të ndiej të ndiej
si endërr të fryrë shpejt nëpër ata fyej

25 qershor 2916,Prizren

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com