Deri kur kështu…? – Xhelal Hoxha
Deri kur kështu?…
“Neve e kemi të vështirë që të jemi krejtsisht të lirë…
Ngase kështu siç jemi, është bukur e vështirë
Që ta ndryshojmë, ndërrojmë gjendjen e status-kaos që kemi…
Sepse, ose jemi oportunist, ose koketojmë me pushtetin;
Ose jemi opozitë e pa vlerë, e pa rëndësishme, për jetën e popullin;
Dhe e pa dobishme, për veten, kombin dhe shtetin tonë!
Prandaj, duart kryq rrimë, jemi kështu si jemi…
Kokat lart i mbajmë, rrimë në kokërr të shpinës
Andaj edhe punët e deri tanishme kështu i kemi,
Ngase shpeshhere punojmë e ndërtojmë si tinëz…
Neve shumë, e më shumë, mbështetemi tek turma fiktive
Që shkon qorr sokakut, sy mbyllur dhe i grumbulluar,
E kurrsesi nga idealja, realja dhe Kombëtarja
Dhe dija e mendimit kritik, progresiv e kolektiv
Ne do ta kemi të vështirë, që të jemi krejtësisht të lirë:
Deri kur kështu, populli im i mirë?!”…
Xh.H