Ëndrra për barazi – Besa Januzi-Rexhepi
Ëndrra për barazi
Lindëm të barabart në këtë botë,
Nga mishi e gjaku të gjithë jemi,
Një zot të gjithë kemi,
Zoti na dha hise në këtë botë.
Duke u rritur njerëzit ndryshojnë,
Fëmijët nuk kanë faj janë të njomë
Njerëz të pasur e të varfër,
Ëndrra e dëshira kemi plot.
Ëndrrat mbesin ëndrra, nuk realizohën,
Shpresa na mban gjall të gjithëve,
Për të gjithë pabarazia është një plagë,
Jetë e rënd me mundime.
Njerëzit e varfër marrin rrugën në arrati,
Të fitojnë pak pasuri, t’i rrisin fëmijët,
Që ta mposhtin këtë varfëri,
Nënë e babë i lën vet në shtëpi.
Ku ka këtu barazi o njeri?
Për njëri-tjetrin s’dojnë me ndi,
Mbajnë me vete urrejtje e gjelozi,
Si të flasim për barazi.
Në këtë tokë të begat,
Të punojmë me nder e mund,
Mos të ikim nga ky dhee,
Të kem paqe në shpirt, mirësi dhe dashuri!
22 tetor 2021 Michigan