August 3, 2024

Zoti kupton e flet shqip me mua! – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bisedë shpirtrore: Shkurt- shqip

“Zoti kupton e flet shqip me mua!”

Gjatë gjithë jetës sime,
unë flas dhe kuptohem më mirë
në gjuhën time, gjuhen më të bukur në botë!

“Me Zotin fola gjatë në gjuhën time shqipe
Jo, jo assesi në gjuhën e huaj Arabe, ose Turke
U kuptuam shumë mirë në mes veti, me njëri-tjetrin!

Duke ju lutur për mirëkuptim, të lartë madhërishmit
më në fund më tha, për njeriun kështu:
Njeriu më i afërti, më i pranuari, më i dashuri
dhe më i çmuari, te unë Zoti-hyji juaj;
Është ai njeri i cili i donë, i nderon, i çmon
dhe i respekton njerëzit, prindërit dhe të afërmit e ti!

Më tha edhe një gjë, që kurrë s’duhet harruar në jetë:
Për njeriun e mirë, nëse ai është vërtetë njeri?
A ka gjë më keq e më turp në jetë:
Se sa, kur njeriu lindë, rritet e jeton si Shqiptar,
Dhe në fund të jetës së vet, varrosët si Turk?!
Ose si Arab dhe i mbështjell me flamurin e tyre,
Në vend se të mbulohet me flamurin tone Kombëtar!
Turp!

Po! Përfundimisht, po!
Kështu po ndodhë shpesh here te ne: Sa keq!
“Zoti më thotë: Ju nuk jeni me mua, ju jeni me dreq!”
Zot ruaje e mëshiroje këtë popull tonë!
Dot flas me Zotin e do ti lutem shqip, deri në amshim…
Dhe besoj fort tek ai, se dot më kuptoj e ndihmoj mirë
Dhe unë do ta kuptoj atë shkurt-shqip!”.
Xh.H

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com