Mira, moj mira e mire… – Azem Baliaj
Mira, moj mira e mire…
Dikur ne provincen perrallore,
Robert Bernsi, “ilegal” erdhi,
Me vargjet, mushte vjeshtore,
Zemrave, dashuri na derdhi!
Dhe Meri Morisonin e mire…
Rrufe, permendesh mesuam,
Tek ndonje dritare me deshire,
Te dehur dashurisht recituam!
Provinca jone nuk qe Skocia,
Xhoni kokerr elbi, ne s’ishim,
Nese na mundonte dashuria,
Bernsin, “armatim” e kishim…
E ligjeronim me pak adaptim,
(Meri Morisoni…aty s’jetonte…)
Te helmuar benim nje ndryshim,
Moj Mira e mire, ku je sonte?!
Dilte ne dritare Mira vetullholle,
Shijonte Bernsin me kenaqesi,
Peshperiste nga ne, si nje viole,
Eeeej, ketu nuk jemi ne Skoci…
Kacurrelja e bardhe, Mira jone,
Akoma diku, boten zbukuron,
Dhe i shoqi, prej kujtimit tone…
S’i flet Mira, por Meri Morison!
Lissus,25.11.2017.(ajb)