Ky është mallë i zëmrës – Adem Nuhaj
……….. Ky është mallë i zëmrës ………
Malli për vatanin
Asnjëherë nuk tretet
Kapton Oqeanin
Malet edhe detet.
S’ka forcë , as perëndia
Zëmrën ,që ta ndalin
Tek viset e mia
Vjen edhe nxjer mallin.
Vjen nëpër lëndina
Në malet e lartë
Bredhë nëpër lugina
Dhe lisat e gjatë.
Bredhë zëmra , bredhë
Natë e ditë pa lodhur
Kujtimet i mbledhë
Ndihet pak e shplodhur.
Kthehet bashkë me xhanin
Prap në dhe të huaj
Malli për vatanin
E bënë prap të vuaj.
Dhe , kur s’është sëmur
Ajo , prap rënkon
Për baltë dhe për gur
Ku , shumë rëndë peshon.
Rënkon për një labçe
Dhe për një lahutë
Për një dolli fshaçe
Që , ta pijë me fundë..
Ky është mallë i zëmrës
Që , kurrë nuk do tretet
Në vatrën e nënës
Gjithmon do të mbetet.
…………. Adem Nuhaj ………….