August 10, 2024

Ti o njeri, vodhe zemrën time – Bona Abazi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ti o njeri , vodhe zemrën time
Duke hyrë fshehtas brenda meje,
nën dritën e erresirës së natës së rreme…
E more në dorë
Dhe e coptove atë pa meshire…
***
Ti o njeri, më dhurove lotin e kripur
Që ja rrëmbeve detit plot dallgë
E mua në të ,më trazove
Dhe fort thellë me mbyte
***
Ti o njeri ,më përbuze
me thashethemnajat e tua hipokrite
Qe flisje lart e poshte sipas qejfit
Për tu shfajësuar
E s’pyete nëse mua do më lendoje?
***
Ti, ti o njeri që hiqesh sot si shenjtor
Ne rrugët e heshtjes plot mjerim
Brenda vetes je një djall
Që shkatërron jo vetëm mua
Por tërë njerëzimin
***
O Zot! C’po bëhet kështu me ne?!
Me këtë tokë të shenjtë
Ku luajnë dramën e tyre njerëzit
E TEATRI I TYRE JEMI NE….?!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com