August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BUZEQESHJA KUJTIM

1.
Ende bluaj kujtime mesnate n´Ersekë
Mallkova dhe murin e ndarjes prej malli
Qe castin e njohjes syte kanë buzëqesh
E bebzat,bebzat shndrisin xix´stralli.

Kurrë mos thuaj s´kujton dot harrimi
Dhe yjet kësaj nate dashurohen n´valle
Gjithë shend e gaz n´orkestër këndimi
Hapen horizonte me shpresë në dritare.

Ndarja vërragë freskun e këtij mëngjesi
Vesa rënë trupit ngjiz si vello e bardhë
Gjatë prisja prekjen e buzëve magjepse
Vec buzëqeshja pas ndarjes mall…!

2.
Nëse ik n´Kolonjë ngacmon kurreshtja
rikujton qëndisjen e yjeve mbi Ersekë
Mos ndrro dot akrepat as stinët e trishta
ato re t´kuqrremta do ´i kem shtrojerë

…qoftë me vapën acarin tërbuar
…me lulëbeharin apo vjeshtën e vonë
N´bebz´syri flen buzëqeshja bekuar
Dejzemre virgjer do lidhim kurorë …!

Prof.Hasan Qyqalla

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com