August 4, 2024

Udha e lotit – Hiqmet Mehmetaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Derguar nga Ridik Mara

UDHA E LOTIT

Qava ditën që u linda,
Qava mekur foshnjerinë,
Qava mundin që u rrita,
Qava hidhur fëmijërinë.
Qava shkallët që u ngjita ,
Qava i pafat lirinë,
Qava lulet faqedrita,
Qava dhimbshëm djalërinë.
Qaj dhe tani që vyshkem,
Qaj dhe qaj me ngashërim,
Qaj për shkallët që më zbriten ,
Qaj me duf vitet që vinë.
Qaj se buza s’ka të qeshur ,
Qaj se nuk marr ngushëllim,
Qaj nga hiri që ka mbetur
Nëpër dhimbje dashurinë .

Poezi e shkeputur nga vëllimi poetik ” ENDRRAT E TRËNDAFILIT” 1999
Nga poeti dhe profesori Hiqmet Mehmetaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com