August 10, 2024

Na ishin njëherë – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NA ISHIN NJË HERË
Shkruanin ca poetë..!?

O zemër e dashur, ngelesh më e bukur,
kur ditët vijnë me nxitim, nuk e di
më tepër me fjalë, çfarë tu them…
Kur të ndjen ky shpirti im,
erdhur si fllad pranverë..
Vargjet e mia, dërguar çdo ditë
bëhen një emblemë, thesarit shpirt
depozitohen, si i vetmi ushqim..
Kur diçka na mungon dhe kemi nevojë..
Mos u çudit, kur vehten gjen, tek një strofë,
ku shprehin pa thënë mijra fjalë..
Ngelesh e hutuar, ku me një frymë i lexon
qetësohesh, kur në pasqyrë vehten shikon
shpirti të ndjen mall, për vitet lënë pas..
Hapet një dritare, botën e shikon
në pëllëmbë të dorës e ndjen pranë..
Kur lexon vargjet e zemrës, si ofshamë..
Janë tingujt e jetës, shpesh na diktojnë
udhën jetë nga të kalojmë..
Vjen vargu i lirë, si notat shkrojtur mbi pentagram
për tu bërë tinguj melodi, ditëve që do vijnë..
Rrjedhin si ujra burimi , zbritur nga një mal..
Poezia vjen qëndron, si zogu këngëtar
mbi degën e një pemë, stinë pranvere..
Natyra e zbukuruar, çfaqet mes lulesh
çelur në çdo skaj, sa shpejt ndryshon,
në sytë tanë, kur jemi ende larg.
Poezia zë vënd, tek shpirti jonë
për tu treguar, brezave që vijnë…
Na ishin një herë,
shkruanin ca poetë,
kur vinte stina e bukur, pranverë…
Përcillnin vargun e lirë
për ngelur një kujtim në kohë..!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
April 3rd, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com