Si gjarpen’ m’avitesh, tu e ba trupin ‘dredha- dredha – Asja Mulgeci
“Si gjarpen” m’avitesh,
tu e ba trupin “dredha- dredha”,
s mundesh me m’ tut ,
nji or larg, vdekje, t’vjen era ,
ashtu i mbledhun, gëmuç!
Kur bahet fjala,
për “zvarranik e hiena”
largohna rrëshqitshëm,
” si gjarpnush”,
S mudet me m’ rrejt
lkura jote,
” pulla pulla”
as ai shkëlqim qorrues!
Pa pik gjak,
zverdhun,ftyra jote,
e un lule bukra, n gëmush,
kontrasti, t”ban prit te dera
flet e lpihesh,
“zgërdhihesh amel”
por në fakt, çirresh!
Helmin…
mundohesh me ma shit,
si parfum,
pazar që s’tê ecen tek un,
kët leksion…
mir,ma ka msu jeta ,
më kot lodhesh,
se bash njaj helmi jot,
ka me tu ba xeher,
n gërbush…
E un kam me ta kujtu…
se tan mirsi tu luta,
ta pata than,
banu (insan)…njeri
si i vetmi mision,
fort i veshtir,mbi tok,
për t cilin..
zoti na soĺli n ket bot,
ta mbillnim…
e rranjët t’mos i thahen kurr ,
edhe kur dimni me suferin,
ta ngrijn,
e dridhin ket tok,
na idhtart e tij,
të triumfojm si fitimtar,
ti falemi përulshëm
“Atit ton”…
t’vemit fuqiplot!…
Asja Mulgeci
31.03.2020
