Hapma dritaren – Natasha Ilia
Hapma dritaren.
Do të vij,
Të trokas në xhamin,
e dritares,
Si zog i lodhur,
nga shtegtimi i largët,
Si dallëndyshe,
sqepverdhë bisht gërshërë,
Frymëmarje të jap,
e le të shkrihem e tërë.
Hape dritaren,
të vij te ty,
Me agimin e purpur,
ngjyrë rozë,
Të sjell rezet e diellit,
në flokët e verdha,
Të ti vë kurorë,
Hape dritaren e zemrës,
mos u vono.
Se shpirti është i dashuruar
vetëm ty të do,
Drithëron,
të hyj në parajsën,
E përfytyruar,
në ëndrra të jem,
I kredhur,
Në lumturinë,
tuaj përgjithmonë.
Të vij hape dritaren,
hape zemrën,,
Si hap petalet trëndafili,
hape dritaren,
Shpirtin mos e burgos,
do vij si ëngjëll,
Si një aromë e shtrenjte,
me kundërmimin,
E manushaqes lule prillit.!!
N@t@sh@ Ili@
