August 18, 2024

Harresa… – Rudina Muharremi Beja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HARRESA…

Doli nga skena e amfiteatrit të botës,
harruar në kushedi ç’harresë,
oqeanëve bosh,
shkretëtirave të gjera
apo fundit të ndonjë sënduku… .

Tek një stuhi pa shi, pa dallgë,
kafshonte boshllëkun udhëve,
përmbytur krraurimave të korbave,
pranverës s’ngujume… .

Dëshpërimit u lutëm,
Të avitesh përmes mllefit t’stuhisë,
kur çdo gjë dënesët thërrmuan,
përfshirë lirinë,
Trokut të largimit Tënd,
gremisjes gjithçka humbëm,
përveç besimit!

3/04/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com