Le t’i ngjitemi malit te shpreses – Bedri Hoxha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Le t’i ngjitemi malit te shpreses,
me buzeqeshje deri ne maje,
mos vyshkemi si gjethja e vjeshtes,
le te celim si lulja pranveres…
Ti ngjitemi malit te shpreses ,
o njerez te rruzullit anembane
gjysemhenen ta marrim ,
yjet pas te na vijne.
Le ti fryjme rete e zeza,
shi mos bjer askund!
O njerez te botes sime,
dashuroni apo urreni,
koha te marrim diellin nga burgu i mekateve Nuk eshte koha te flini
eshte koha per falje ,lutje dhe pergjerim , mekatet luksoze le te jene ne harrim…
O njerez te kesaj bote
e dini qe dielli neser ndricon,
nje dite e bekuar do zbardhe perseri…
Me ty me mua me ata !
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
