August 10, 2024

Gëzoju që je femër – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GËZOJU QË JE FEMËR
Një lule e çelur,
tek një zemër..!!

Kur ti je vetë lule, nuk dua tu humbas,
as bukurinë e hijeshinë, kur ju shoh nga larg …
Por dhe freskinë, huruar në çdo çast..!!
…. Eh, koha të gjitha i tregon
në janë të vërteta, tek natyra vetëm beson
kur rezet e diellit, vijnë hyjnë në shpirt
të shkëlqen fytyra, sa shpejt ti ndryshon..

Kësaj muzës sonë, erdhur me pranverën
Çelur lulet plot ngjyra, fushave anë e kënd,
Shpirti ynë i lodhur, në vite, ende s’po zë vend…
Të jetë një romancë, apo tango e bukur, dashurie
zemra ndjen rritmin, nga cicërimat e zogjve
kthyer tek foletë e vjetra
erdhur nga një shtegëtim i gjatë..!?

Ke drejtë të thuash, nuk njohin moshë
ndjenjat lindur në zemër
dhe pse vitet ikin, pak nga pak…
Është shpirti njerëzor, si hambar
kur depoziton, çdo gjë që ka ndodhur
sikur të jenë, bar a kashtë..!!

Vjen një kohë sa nuk dallon, të vërtetën
kur realiteti i hidhur, të josh nga gënjeshtra
Por varet si ndjehemi ne, këtij mjedisi,
kur çdo ditë ndryshon ngjyrat, si kameleon..

Ah kjo jetë si vjen, nuk të pyet,
kur disa gjëra në kohë ti privon…
Një shpirt i pastër, mbijeton
Gëzoju që je femër
Lule e çelur, tek një zemër
kur dashurinë dhuron…!!
Zemrat e dashuruara, dinë jo vetëm falin,
kur s’kanë kohë të qajnë, qeshin buza gas,
Shohin vitet ikur, pas
nostalgjinë me vehte mbartin
Jeta ju duket vërtet e gjatë…!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
April 5th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com