Ç’je ti – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ç’JE TI
Që vjen e ik këtë prill me shi
Je varg i këputur a mall zogu
Që fluturon nëpër këtë qiell
Në qytetin flokëderdhur si deti
Që ka harruar ta grish diellin sot
Ç’je ti erë a syfjalë mbështjell
Me mister kohe
… që vjen e ik ..,
Bukuri mëngjesi a heshtje biblike?
7.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com