Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Parajse e ferr

Askush se njeh gëzim të dlirë, pa njohur hidhërim më parë
askush se njohu lumturinë, pa qënë sikur njëherë i marrë
e mënçurinë nuk e njohu, pa qënë i çmendur qoftë një ditë
e errësirën nuk e cmoi…pa parë njëherë diell plotë dritë
e dashurinë…ohhh dashurinë, kush vallë e cmon si një thesar
pa hyrë nëntokë e pa u ngjitur, kur tokë e qiell bëhet varr
kur dhimbja shpon lëkurë e dell, kur dhimbja mbetet thellë në mish
në dorë zëmër të çartuar, duke u falur në një kishë
duke u lutur gjunjë prerë, atëherë kur s’na sheh njeri
kush njohu shpirtin e trazuar, njohu dhe shpirt në qetësi
njohu dhe re të zeza sterrë, njohu dhe re të bardha borë
kush do të ngjitet lart në qiell, kush qiell do të prek me dorë,
duhet të bjerë në një humnerë, siç biem herë bashkë të dy
askush sgëzon dot në parajsë, pa parë njëherë ferrin me sy

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com