Horizonte… – Nexhi A Tahiri
Horizonte…
Aty larg nje tis gri
Mbulon horizontin
duke care mjegullen e hirte
Majat e tyre te trembura .
Agimi me diell i perqafon
Si nje mik i mire
Qe te qendron prane me fjalen e ngrohte
Ne ato momente,
Kur ndjen vetmine e verber
Perreth heshtjen e nates.
Do doja te vrapoja ne hapesirat pafund,
Te perqafoja gjithe ata
Me duan ,me kujtojne
I kam larg
I ndjej prane
E kam mall,gezim,hidherim.
O bote,e marre,e bukur,
Te dua ,te urrej,
Prape te dua,je bota ime
Ndoshta ne kufirin
E te qenit njeri
Ndjej per ty
Ate ndjenje te zjarrte
Te dashurise pakufi!
Dua te vrapoj
Te jem e lire
Te hap krahet e te ndjej
Ate perqafim qe na bashkon
Te te kem prane,e te jem une e ti
Ne horizonte gri
Atje ku jeta nuk njeh,
Jo nuk njeh kufi!