Kur bredh ëndrra – Diturie Hasanaj
***Kur bredh ëndrra***
Bredh ëndrra ime
të kapi ëndrrën tënde,
e vogla ime,
malli mbyt veten në deje,
ty, s’të kam vetëm shoqe,
të kam nënë, të kam babë,
të kam prind, të kam mike,
të kam gjithshka,
prandaj të dua,
se kam aq shumë dashurira brenda në ty,
prandaj të puth në ballë,
të të mërzit ty për mua
është më I madhi hall,
ndërsa unë një gjë dua vetëm
të jetoj pak në sytë e tu,
të ti zhduk dinosaurët e frikës
derisa të mallkojnë ditën e lindjes,
jeta ime një mallkim ish,
nuk rreshtëte së pyeturi kur do vish?
Natë e syve rend drejt meje,
atje midis kufirit të ëndrrave,
kur ëndrra mbyt ëndrrën,
kur veten e pashë dhëndër,
shpresa iku si qiri I fikur,
dhe ja dallgët e Jonit ,
kaluan e shfrynë drejt honit,
të syve të mi kujtimin tënd,
si në zemrën time kishte zënë vend….
11-4-2019Diturie Hasanaj