Mosha e fëminisë – Floriri Z Petra
MOSHA E FËMINISË
Të jetë nostalgji, ndjekur nga pas
Kur jemi kalimtarë, ecur me kohën
vitet nuk ndalin, ikin me nxitim..!?
Apo vjen të zgjon, mes kujtimesh
të ëmblën, të madhërishmen dashuri,
në stinë pranvere, kur natyra ndryshon..!?
Eh mosha e fëminisë..!!
Vjen çfaqet mes ëndrash
e pastër plot dlirësi
Sado pluhuri i kohës, ta mbulojë
në shpirtin tonë rruhen
të freskëta, gjithësesi..
Ato ngjarje që kanë lënë, gjurmë..
si puhizë mbrëmjesh, flladitur
erdhur në errësirë..
Vijnë mes ëndrash, përgjumur
vitet e arta të fëminisë..!!
Ishte ajo moshë e bukur
e pastër e sinqertë
Flisje dhe dhurojë mirësi
pa djallëzi
Dashuria lindte si reze drite
tek sytë..
pa njolla të murme, cmire
S’ mund ta vriste njeri
Kur sot shohim interesin
e lindur si lakuriqësi..
po humbasin ato ndjenja
të pastra dhe humane
Ku njerzit sapo lindin
si manjakë nuk pyesin, vrapojnë,
të rrëmbejnë,
sa mundin prona dhe pasuri
Nuk dinë tek të tjerë të dhurojnë
apo të fitojnë
Të ëmblën dashuri..
Bota e ndërtuar mes interesit
ku po e shpie qënjen njeri ..!?
Flasim për paqe e drejtësi
askush nuk dëgjon
veshët i kanë dyllosur
nga rrymat e kohës,
Njerzit duken të verbuar
s”mund të shikojnë
Në rrugën e djallit,
vallë nga po shkojnë..!?
Puthur me errësirën e ftohtë
sa do hajë njeriu njerinë,
Vetëm mashtrime e xhelozi
zhgënjimet po bëhen të modës
një jetë mynxyrë, hipokrizi..
Ky të jetë realiteti, që shohim
ku çdo kush kërkon
pak liri dhe qetësi.!?
Eh sa bukur të jesh fëmijë
të ndjehesh brenda shpirtit
fëmijë i lirë, plot ëndra
që presin të marrin, udhën e zgjidhjes..
O mikja ime e nderuar
sjellja e mirë, nuk të tjetërson
çdo kush, respektin tregon..
Udhës jetë ngado që shkon..!!
Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
April 8th, 2019
Të drejtat e autorit rezervuar..