Të njoh – Arben Kurteshi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
🔴 TË NJOH
⚫️ Ta njoh fytyrën
🔴 Kur qan e kur qesh,
⚫️ Edhe tingullin e zemrës sate
🔴 Unë ende di ta përshkruaj.
⚫️ E di si vallëzon, si këndon,
🔴 E di edhe si vajton,
⚫️ Të ndiej dhe kur ëndërron,
🔴 E di edhe kur nuk më do.
⚫️ E di mirë sa ke punuar,
🔴 Gjithnjë mbi mua ke pushuar,
⚫️ E di vendin ku je duke jetuar
🔴 Një natë hëna ma ka treguar.
⚫️ Nëse më s’të shoh,
🔴 Për ty do të bëhem rërë,
⚫️ Do të bëhem tokë, e përsëriö
🔴 Në një varr, do të bëhemi shokë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com