Kur u njoha me ty – Ramiz Kuqi
KUR U NJOHA ME TY…
(Muzës poetike)
S’mbaj mend ç’stinë ishte
Ç’ditë as natë
Frynte erë vjeshte a binte
Shi mbi lulet e pranverës
Mbaj mend rrapëllimën
Kur u ngjit nëpër shkallë
Unë rrija mejtuar
Mbi faqen e librit gjeta
Udhën e shkronjave
Dhe njoha veten time
Sa I vogēl isha para ëndrrave
Sa copëza letrash të shkarravitura
Vija të kuqe nëpër vargje
Puthje nëpër fjalë
Gërvishtje të penës
E ajo vinte
Shpesh më qortonte
Për këngët e pabëra
Vrullin
Që shpresa të mos thehej
E ne mbetëm
Në këtë rrugëtim të gjatë
Në ecje të pafund
M’u si ajo anija
Që then akuj nëpër det
E çdo gjë hap me gjoks
Kur u njoha me Ty
Dy kokrra loti
Vërshuan mbi sy!
Oslo, më 23.4.2020